Valencia ‘premton’ dënimin ndaj tifozëve

Klubi i Valencias ka premtuar se do t’i ndëshkojë tifozët e vet për sulmet ndaj autobusit të Atletico Madridit.

Përpara ndeshjes së djeshme, ku triumfoi Valencia, tifozët vendas sulmuan autobusin e Atleticos, ndërsa Valencia ka premtuar se do t’i ndëshkojë fajtorët.

”Klubi i Valencias shpreh keqardhje për sulmet drejt autobusit të Atletico Madridit pas arritjes në Mestalla”.

”Duke ndjekur rregullat dhe ligjet, ne shpresojmë se do të gjejmë fajtorët dhe nëse e bëjmë këtë, ata nuk do të mund të hyjnë në Mestalla në të ardhmen”, shkruhet në një deklaratë të lëshuar nga klubi spanjoll./veqsport

Lajme të ngjashme

Back to top button