Gjermani: Dërgohet ndihmë humanitare në Ukrainë

Ministria për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim e Gjermanisë ka njoftuar mbrëmë se për pjesën lindore të Ukrainës, e ka nisur një konvoj me ndihma humanitare, në përbërje të të cilit gjenden më se 100 kamionë.

Sipas kësaj ministrie, ky konvoj pritet të arrijë në pjesën lindore të Ukrainës, aty kah mesi i këtij muaji.

Ministri për zhvillim ekonomik i Gjermanisë, Gerd Mueller, tha se kjo ndihmë humanitare vlerësohet në 12 milionë dollarë dhe ka për qëllim “të dërgoj sinjal të solidaritetit” se populli në Ukrainë mund të mbështetet në Gjermaninë si “partner i besueshëm”.

Ky konvoj përcillet nga policia dhe shërbimet e zjarrfikësve të Polonisë. Pritet që nga Polonia në Ukrainë konvoji do të kaloj më 7 tetor.

Lajme të ngjashme

Back to top button