Yjet urojnë: Gëzuar festën e Kurban Bajramit!

Këngëtarët e estradës muzikore shqipe kanë dërguar mesazhe urimi për të gjithë besimtarët e fesë myslimane, duke ju uruar atyre festën e Kurban Bajrami, me dëshirën që fati dhe shëndeti t’i përcjellin gjithmonë. Por, nuk janë vetëm këngëtarët ata që uruan, kjo pasi ata kanë marrë shumë urime nga familjarët dhe fansat e shumtë që i kanë kudo

Festa e Kurban Bajramit i ka gëzuar të gjithë besimtarët myslimanë, ndër ta edhe këngëtarët të cilët kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për t’i uruar simpatizuesit e tyre për këtë festë. Beatrix Ramosaj, Zanfina Ismajli, Blero Muharremi, Genc Prelvukaj e Dardan Jashari, janë vetëm disa nga fytyrat tona publike që kanë uruar këtë festë. Përveç tyre, edhe këngëtarja Genta Ismajli ka zgjedhur fjalët më të mira që t’i urojë fansat e saj.

“Urimet më të përzemërta me rastin e festes së Kurban Bajramit. Shëndeti, paqja dhe mirësia qoftë me ju dhe familjen tuaj. Me respekt, Genta” ka shkruar ajo në ‘Twitter. Një urim me fjalë mbresëlënëse ka bërë edhe bukuroshja Besa Kokëdhima.

“Gëzuar Kurban Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë! Fat, lumturi e begati në familjet tuaja!” ishte urimi i saj. Ashtu sikur kolegët e saj, edhe këngëtarja Leonora Jakupi ka shfrytëzuar rrjetet sociale që t’i urojë fansat e saj për festën e Kurban Bajramit. ”Urime festa e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë..Paqja, dashuria, harmonia dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ju dhe familjet tuaja!”, ishin fjalët e bukuroshes Jakupi.

Lajme të ngjashme

Back to top button