Hamilton triumfoi në Japoni

Ngasësi britanik i Mercedesit, Lewis Hamilton, ka triumfuar në garën për Ҫmimin e Madh të Japonisë

Hamilton shkëlqeu në garën që u përshkruara me të rëna të shiut, duke dalë për më shumë se nëntë sekonda para kolegut të tij të skuadrës, Nico Rosberg.

Vetëm i treti ishte kampioni në fuqi, ngasësi i Red Bullit, Sebastian Vettel, teksa Daniel Ricciardo i katërti.

Pesëshen e ngasësve në Japoni e mbylli Jenson Button i McLarenit. Fernando Alonso i Ferrarit doli nga gara pas vetëm dy xhirosh, teksa Felipe Massa përfundoi i shtati.

Hamilton tani ka 266 pikë në kreun e renditjes së ngasësve, duke lënë pas Rosbergun me 10 pikë më pak. I treti është Ricciardo me 193, teksa Vettel ka 139 në pozitën e katërt.

Lajme të ngjashme

Back to top button