Arabia Saudite, lëndohen 17 haxhinjë gjatë ngjitjes në malin Mina

Të paktën 17 haxhinjë u plagosën të dielën në mëngjes, ndërkohë që ishin duke u ngjitur në malin Mina në perëndim të Arabisë Saudite.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Arabisë Saudite Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile të Arabisë Saudite Abdullah bin Thabet tha se pesë haxhinjë u rrëzuan gjatë përpjekjeve për tu ngjitur në mal dhe pësuan lëndime të lehta, transmeton Anadaolu Agency.

Dymbëdhjetë të tjerë u plagosën nga gurët që binin, tha ai, duke shkuar drejt haxhinjëve të rrëzuar për t’ju ardhur në ndihmë.

Rreth 3 milionë haxhinjë nga e gjithë bota u ngjitën në malin e Arafatit të premten në kulmin e haxhit vjetor.

Lajme të ngjashme

Back to top button