Dorëhiqet kryetari Davitkovski nga Komisioni për ngjarjet e 24 dhjetorit

Kryetari i Komisionit për ngjarjet që ndodhën në Kuvend më 24 dhjetor, Borçe Davitkovski, sot do të takohet me kryetarin e vendit, Gjorge Ivanov, të cilit, në vend të raportit do t’i paraqesë dorëheqjen e tij nga ky funksion. 

Siç njofton portali 24 Vesti, ai largohet nga pozita e kryetarit të Komisionit, për shkak se, edhe përkundër të gjitha përpjekjeve, nuk arriti ta sigurojë mbështetjen nga shumica anëtarëve për rekomandimet dhe konkluzat që i përgatiti, në bashkëpunim me dy ekspertë nga Bashkimi Evropian. 

Në to ishte paraparë që përgjegjësia për incidentet të jetë e ndarë. Pushteti të jetë përgjegjës për largimin e gazetarëve dhe të deputetëve, ndërsa opozita për bllokimin e punës së Kuvendit.
Sot ekipi i Komisionit të ekspertëve duheshte ta dorëzojë raportin për ngjarjet e 24 dhjetorit në Kuvend, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button