fbpx

Edhe këtë e pamë: Peshku me dhëmbë njeriu (FOTO)

Një peshkatar rus ka kapur një peshk me dhëmbë si të njeriut. 50-vjeçari Aleks Korobov nga Arkhangelsku ka zënë peshkun e çuditshëm në lumin Dvina, transmeton Top Channel.

“Më bëri përshtypje goja e tij. Kur e hapa, pashë që kishte dhëmbë njeriu. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë”, tha peshkatari, i cili menjëherë shkoi t’ia tregonte shokëve peshkun e rrallë që kishte kapur.
Peshku1

Një nga miqtë e tij, 60-vjeçari Anton Efimov, tha: “E dimë që Aleksi ka qejf të na tregojë histori të habitshme dhe fillimisht menduam se po i flet pija. Por, kur na e tregoi peshkun dhe e pamë me sytë tanë, u shokuam. Kurrë nuk kishim parë një peshk me dhëmbë njeriu.”

Eksperti Gennady Dvorykankin shpjegon: “Mendoj se është një piranja që ushqehet me bimë, jo nga ata që hanë mish që shihen nëpër filma. Nuk ka mundësi të ketë ardhur vetë nga ujërat tropikale në ujërat tona, kështu që mendoj se është hedhur në lumin Dvina nga një pronar peshqish ekzotikë.”
Peshku2

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close