Hakerët, sulmojnë 17 mijë kompjuterë të Apple

Piratët kibernetikë kanë përhapur një virus në sistemin operativ për pajisjet desktop të Apple-it, Mac OS X, për të marrë kontrollin mbi mijëra kompjuterë Apple në të gjithë botën. Disa ekspertë të një kompanie antivirusi në Rusi, DR Web, kanë njoftuar se mbi 17 mijë kompjuterë Mac janë infektuar me një virus të quajtur “Mac.BackDoor.iWorm”.

Ky virus u jep mundësi piratëve kibernetikë të qasen në kompjuterët e infektuar nëpërmjet një sistemi komunikimi që manipulon kërkimet në rrjetin social popullor, Reddit. Vetëm të premten janë zbuluar rreth 17,658 kompjuterë Mac të infektuar, dhe sipas kompanisë Dr Web, ky numër mund të rritet edhe më shumë.

“Kjo nuk hera e parë që kompjuterët Mac janë infektuar nga viruse dhe janë sulmuar nga piratët kibernetikë, dhe nuk është edhe ndonjë ngjarje e madhe, duke marrë parasysh faktin se virusi Flashback infektoi mbi 600 mijë kompjuterë Mac në fillim të vitit 2012”, shkroi Graham Cluley, ekspert i sigurisë, në një postim në blogun e tij. Ky ekspert i sigurisë i sugjeron të gjithë përdoruesit e pajisjeve Mac që të përdorin antivirus në kompjuterët e tyre nëse duan të kenë privatësi dhe të sigurojnë të dhënat e tyre të ruajtura në kompjuterët e Apple-it.

Lajme të ngjashme

Back to top button