Më 15 nëntor përfaqësuesja e Kosovës luan kundër Argjentinës së Messit?

Përfaqësuesja e Argjentinës, nënkampione botërore, mund ta zgjedh Kosovën si kundërshtare për miqësoren e 15 nëntorit.
Mund t’iu duket e çuditshme, por është e vërtet. Skuadrës së Argjentinës vetëm Kosova po mund t’i dalë përpara. Krerët e federatës argjentinase po e kanë problem të gjejnë një kundërshtar për datën e lirë të FIFA-s më 15 nëntor, pasi skuadrat nuk po guxojnë t’i sfidojnë amerikano-latinët, shkruan gazeta Ekspress.

Një gjë të tillë e tha edhe Guillermo Tofoni, presidenti i federatës së futbollit në këtë vend.

“Nuk kemi kundërshtar për 15 nëntor, sepse ata po i frikësohen përfaqësueses sonë”, u shpreh Tofoni, duke konfirmuar se Italia, Franca, Holanda e Kolumbia refuzuan ftesat për të luajtur kundër Argjentinës.

E, sipas Clarin.com, argjentinasit tanë kanë tri mundësi për 15 nëntor: Kosovën, Marokon e Lituaninë.

Ky mund të jetë një lajm tejet i mirë për tifozët kosovarë, pasi vjen vetëm disa ditë pasi u paralajmëruan bisedime për një miqësore potenciale edhe me Brazilin

Lajme të ngjashme

Back to top button