fbpx

Përfaqësimi i shqiptarëve në institucionin ligjvënës vetëm në nivelin e përkthyesve

Parlamentit vazhdon të mos e ndryshojnë gjendjen jo të mirë sa i përket përdorimit gjuhës shqipe në dokumentacionin zyrtarë, gjatë udhëheqjes së seancave plenare si dhe në Kanalin e Parlamentit. Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat është pika më e dobët e institucionit më të lartë ligjvënës në vend, prej ku edhe burojnë si ndryshimet e fundit kushtetuese.

Nënkryetari Parlamentit Rafis Aliti vijnë zotime të reja për një “betejë” të re rreth çështjeve të sipërpërmendura.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Avokati i Popullit shqiptarët mund të kënaqen vetëm me arritjen e përqindjes në pozicionet joudhëheqëse nëse shifrat shihen numerikisht. Prvec si përkthyes në pozicionet udhëheqëse shqiptarët thuajse nuk vërehen fare, ndërsa sektorët më të rëndësishëm siç është ai për financa dhe të ngjashëm, jo vetëm që udhëhiqen por edhe dominohen nga stafi maqedonas. Aktualisht në kabinetin e krye parlamentarit Trajko Veljanovski, ka të punësuar vetëm një shqiptare, ndërsa edhe ajo ka ende statusin e bashkëpunëtorit të ri edhe pse në këtë vend është më se 3 vite. Ish nënkryetarja e Parlamentit në përbërjen e kaluar, Suzana Saliu, disa herë tha se do të përpiqet për të ndryshuar këtë gjendje, por përpjekjet e saj përfunduan pa sukses pikërisht për shkak të rezistencës së udhëheqësisë së Parlamentit, gjegjësisht krye parlamentarit dhe drejtuesve të tjerë që janë kuadro të VMRO-DPMNE-së. Tani nënkryetari i ri, Rafis Aliti, thotë se personalisht ka obliguar shërbimet që t’i bëjnë një skanim të përpiktë gjendjes rreth përfaqësimit dhe më pas zotohet se do të ulë përfaqësuesit e VMRO-DPMNE- së me të cilët BDI është në koalicion për të ndryshuar gjendjen, shkruan gazeta Koha.

“Kam kërkuar prej shërbimeve të më përgatitin një pasqyrë të qartë dhe do të insistojmë që në udhëheqje të respektohet përfaqësimi adekuat. Është obligim ligjor që të respektohet përfaqësimi i drejtë edhe në vijë horizontale edhe në vertikale, pra në strukturat udhëheqëse. Tani më kemi kuadro të përgatitura dhe me përvojë që mund të marrin përgjegjësi të rëndësishme në Parlament”, thotë Aliti.

 

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close