Hunda mund të nuhasë edhe vdekjen tuaj

 

Thonë se duhet t’i besosh nuhatjes, por ndoshta nuk është hunda ajo që “njeh” në të vërtetë. Organi i nuhatjes, të cilin të gjithë e marrim si të mirëqenë, mund “të bëjë” shumë më tepër sesa thjesht nuhatja e mbeturinave që duhen flakur. Hunda mund të nuhasë edhe vdekjen!
Një studim i ri tregoi se shqisa e nuhatjes mund të jetë një tregues i fuqishëm i jetëgjatësisë. Kërkuesit në Universitetin e Çikagos e kryen studimin me 3000 burra dhe gra, të moshave 50-80 vjeç, të cilëve iu dhanë një test nuhatjeje. Më pas, i ndoqën ata për një periudhë 5-vjeçare, raporton “Huffinton Post”.

Subjekteve iu dhanë katër lloje erërash dhe iu kërkua të njihnin erërat e përditshme, ku përfshiheshin era e mentes, portokallies, trëndafilit, lëkurës dhe peshkut. Pas 5 vitesh, një në tetë subjekte kishin vdekur dhe parashikuesi më i madh i vdekjes së tyre ishte nuhatja.

Afërsisht 40% e atyre që kishin dështuar në testin e nuhatjes kishin vdekur, ndërsa 19% e tyre kishin pasur shenja të moderuara të humbjes së kësaj shqise. Vetëm 10% e subjekteve me një shqisë të shëndetshme të nuhatjes bënin pjesë në “listën e vdekjes”.

Testet e nuhatjes janë përdorur edhe si mjete diagnostike, ndaj mos e lini pas dore shqisën tuaj të nuhatjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button