Një grua përpiqet ta djegë gjykatën e Velesit

Një banore e Velesit, sot rreth orës 8:30 është përpjekur me një shishe në të cilën ka pasur benzin që ta djegë Gjykatën themelore të Velesit, por ka arritur vetëm që ta lagë derën e gjykatës, dhe më pas ka reaguar policia gjyqësore e cila e ka penguar në qëllimin e saj, njofton portali Kurir.

Shkak për këtë, sipas informatave të portalit, ka qenë pakënaqësia nga seancat gjyqësore që zhvillohen kundër saj. Banorja e velesit, M. P. është denoncuar për shkak se disa herë në fshatin ”Bashino sello” ka prerë shtylla druri të vendosuar nga EVN-ja, duke thënë se ato janë vendosur në pronën e saj, edhe pse shtyllat janë vendosur në tokë shtetërore.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button