Fejohet Jona e “Big Brother”

Ajo arriti në finalen e “Big Brother” por nuk arriti ta fitojë çmimin e madh. Jona Kalemaj, vajza nga Elbasani, duket se pas daljes nga “Big Brother” ka qenë vërtetë me fat. Mësohet se para afro një muaji Jona është fejuar zyrtarisht me një djalë që jeton dhe punon në Itali, i cili për ditëlindje i ka dhuruar një unazë diamanti dhe e ka propozuar për martesë.

“Aktualisht nuk kam bërë një festë për fejesën, madje nuk kam shpërndarë as llokumet, por po jetoj ditë të lumtura dhe të mbushura me dashuri. Pas makinës “Range” dhe unazës prej diamanti mora të tjera dhurata. Tashmë kam një tjetër unazë luksoze në gisht. Nuk kam bërë një festë fejese pasi në planet tona të afërta është një fëmijë. Unë shpresoj që shumë shpejt të mund të bëhemi prindër. Edhe nëse ndodh kështu patjetër që më parë do të bëjmë një dasmë ashtu si zakoni e do”, është shprehur Jona për “Bluetooth”.

Më tej ajo bën me dije se këtë periudhë po e kalon së bashku me të fejuarin, ndërsa po planifikojnë disa ditë pushime në Itali, ku gjatë këtyre pushimeve ka bërë me dije se do të takojë edhe Matildën dhe Fatjonin, dy protagonistët e tjerë të “Big Brother”. Jona ka folur edhe për familjen e të fejuarit duke thënë se ka një familje të mrekullueshme, por ka shtuar se prindërit e tij janë emra të dëgjuar në vendin tonë ndaj dhe nuk i ka përmendur

Lajme të ngjashme

Back to top button