Bravo, në histori të Barcelonës (VIDEO)

Portierit i Barcelonës, Claudio Bravoka hyrë në histori të klubit nga Camp Nou. Portieri i Kilit ka thyer rekordin e Pedro Maria Artola, i cili nuk kishte pësuar gol plot 560 minuta.

Claudio Bravo e ka blinduar portën e Barcelonës. Ai nuk ka pranuar gol në gjashtë ndeshjet e zhvilluar deri më tani në La Liga.

Ai është në rrugë të mirë që edhe në ndeshjen e shtatë me radhë mos të pësoj goli, pasi Barcelona është duke luajtur Rayo Vallecano.

Por, pavarësisht se a pëson gol apo jo, Bravo tashmë ka shkruar historinë me Barcelonën.

Portierit nga Kili i janë dashur vetëm 21 minuta që në takimin e lartpërmendur mos të pësoi gol, dhe këtë e ka arritur.

Ai ka thyer rekordin e Pedro Maria Artola, i cili nuk kishte pësuar gol plot 560 minuta. Artol, në sezonin 1977-1978, kishte pësuar golin e par të sezonit në ndeshjen e shtatë, në minutën e 20-të të lojës.

Lajme të ngjashme

Back to top button