Pakistan: 6 të vrarë nga shpërthimi i një bombe

Nga një bombë që ka eksploduar në një stacion të autobusëve në pjesën veriperëndimore të trazuar të Pakistanit, janë vrarë s paku 6 vetë dhe plagosur 18 të tjerë.

Policia tha se sulmi në qytetin Kohat është kryer sot.

Nga ana tjetër, nga Pakistani sot ka arritur lajmi për vrasjen e anëtarit të këshilli pajtues, Ashraf Khan, nga sulmues të panjohur në qarkun Svat. Dy truprojat e tij janë plagosur, transmeton Rel.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme, të cilat kanë ndodhur në periudhën kur ushtria e Pakistanit po e zhvillon ofensivën disamuajshe kundër talebanëve pakistanezë dhe militantëve të tjerë në rajonin fisnor, Vaziristani Verior. /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button