fbpx

Çfarë nuk kemi ditur për sheqerin

Sheqeri gjithmonë është konsideruar ëmbëlsirë dhe shpërblim. Megjithatë, për trupin tuaj është gjithçka përveç këtyre. Zbuloni pse ka ardhur koha që ta reduktoni konsumimin e sheqerit.

Mashtron trurin tuaj – Konsumi i tepërt i sheqerit do ta mashtrojë trurin ashtu që trupi do t’i dërgojë sinjale që nuk jeni mjaft të ngopur. Vjen deri te lirimi i hormonit të urisë, pavarësisht asaj që keni ngrënë para pak kohe, përcjell koha.net.

Shpejton procesin e plakjes – Sheqeri është një nga shkaktarët kryesorë të krijimit të shenjave të parakohshme të plakjes. Rrit nivelin e radikaleve të lira në trup, shkatërron qelizat e shëndetshme dhe shkakton krijimin e inflamacionit kronik.

Shkatërron indin – Duke u plakur, indi dobësohet gjithnjë e më shumë, por sheqeri këtë dobësim mund ta përshpejtojë dukshëm. Konsumi i tepërt i sheqerit do të rëndojë organet dhe me kohë do të shkaktojë dobësimin dhe dështimin e indit.

Trashë mëlçinë tuaj – Konsumi i tepërt i sheqerit rrit nivelin e mitokondrive në mëlçi, e cila pastaj nuk ka zgjidhje tjetër përveç se ta shndërrojë në yndyra. Një pjesë e mirë e kësaj yndyre gjithmonë mbetet në mëlçi, vështirëson punën e saj dhe në mënyrë shtesë ngarkon organet tjera, përcjell koha.net.

Ju bën të varur – Dopamina është neurotransmetues i cili është përgjegjës për ndjenjën e lumturisë. Hulumtimet kanë treguar që sheqeri nxit lirimin e dopaminës dhe krijon ndjenjën e kënaqësisë, për ç’arsye mund të vijë deri te krijimi i varësisë nga sheqeri.

Ku fshihet sheqeri?

Produktet e ngrira të mishit po ashtu mund të përmbajnë sheqer. Mishrat e gatshëm dhe gjysmëtë gatshëm po ashtu përmbajnë sheqer.

Sheqeri në sasi të madhe gjendet në gati të gjitha lëngjet e ëmbëltuara. Edhe pse të frutave, ato përmbajnë sasi të mëdha të sheqerit.

Disa lloje jogurti, veçanërisht ata të pemëve, po ashtu përmbajnë sheqer. Kërkoni jogurt i cili përmban më pak se 10 gramë sheqer në një porcion.

Sheqeri gjendet në shumicën e salcave të domateve. Kur t’i blini salcat e gatshme të domateve gjithsesi shikoni përbërjen e tyre.

Sheqeri gjendet edhe në bukë dhe atë jo vetëm në të bardhën. Buka nga drithërat e papërpunuara përmban rreth 2 gramë sheqer në një copë.

Dressingët e gatshëm për sallata në parim përmbajnë sasi të madhe të sheqerit, veçanërisht ato me përqindje të ulët yndyrave. Në vend të dressingut të gatshëm për sallata, përdorni mëlmesa të bimëve, uthull molle dhe vaj ulliri.

Sheqeri gjendet edhe në delikatesat e njelmëta, siç janë çipsi, kikiriku i fërguar dhe krekerët. Gjithsesi shikoni përbërjen e produktit para blerjes së delikatesave ose zgjidhni ato natyrale, siç janë pemët dhe perimet e freskëta, frutat arrore dhe farat.

 

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close