Amerika është larg, por liberalizimi i vizave edhe më larg

Sistemi amerikan i liberalizimit të vizave ka elemente të ngjashme me atë të Evropës, në të cilën Maqedonia është anëtare, nëse vlerësohet sipas të dhënave të Departamentit Amerikan të shtetit të vendosura në ueb faqen e saj.

Ky sistem ju mundëson qytetarëve nga shtetet që janë future në këtë program të udhëtojnë pa viza në SHBA për një kohë të shkurtër, vetëm tre muaj brenda 6 muajve. Sa janë shanset që Maqedonia të bëhet pjesë e shteteve ekskluzive që e gëzojnë këtë privilegj dhe që tani janë vetëm 38 në numër.

As anëtarësimi në BE nuk është garanci

Nga 38 shtete që kanë liberalizim të vizave në SHBA, pesë janë mini-shtete si Andorra, Brunei, Monako, San Marino dhe Lihtenshtajni. Nga shtet e Bashkimit Evropian pesë shtete nuk janë në listë Polonia, Kroacia, Qipro, Bullgaria, Rumania ndërsa nga anëtaret e NATO-s nuk është në listë as Shqipëria.

Cilat janë kushtet për të fituar liberalizim të vizave

Që një shtet të jetë kandidat për liberalizimin e vizave më SHBA-në ka disa kritere. Maqedonia e plotëson njërin prej tyre, Pasaportat biometrik. Të tjerat janë: duhet të ketë bashkëpunim të ngushtë me SHBA-të në këmbimin e informacioneve të lidhura me sigurinë, të ketë sistem për informimin me kohë për pasaporta të vjedhur apo të humbur dhe të mbajë standarde të larta në luftën kundër terrorizmit, zbatimin e ligjeve, kontrollin kufitar dhe standardin për sigurim të dokumenteve, dhe kushte të tjera që shteti jonë nuk i plotëson.

Lajme të ngjashme

Back to top button