Në Frëngovë të Strugës ujku mbyt 17 dele

Tufa e dhenëve e blegtorit Xhabir Dauti, nga fshati Frëngovë i Strugës  ka mbetur pa 17 kokë sepse ka  përjetuar sulmin e një kopeje ujqërish në afërsi të këtij lokaliteti gjatë kthimit nga kullota. Blegtori Dauti për ‘’Strugalajm.com’’ tregon se sulmi nga kafshët e egra ishte i befasishëm dhe ndodhi gjatë kthimit nga kullota në orët e para të mbrëmjes.

Ai tregon se pavarsisht angazhimit të bariut dhe të atij personalisht që shkoi në ndihmë nuk arritën të bëjnë më shumë për të mbrojtur dhentë nga kopeja  e kafshëve grabitqare të cilat për disa minuta mbytën 17 dele .Blegtori nga Frëngova potencon se për rastin ka informuar edhe autoritetet përkatëse  dhe pret që të njëjtit të marrin në konsiderat dëmin që i është shkaktuar nga ujqërit.(Strugalajm.com)

Lajme të ngjashme

Back to top button