VIDEO: Llojan: Policia arreston 34 vetë – 13 të mitur

UPDATE

Në aksionin me emrin “Sita”, që u realizua sot në fshatin Llojan të Kumanovës, e që kishte për qëllim pengimin e migrimit illegal, policia ka arrestuar 34 veta, në mesin e të cilëve 13 të mitur. 

“Janë bastisur 10 objekte në Llojan, ku në gjashtë prej tyre janë gjetur 34 emigrantë që vijnë nga shtetet afrikane dhe aziatike si Bangladeshi, Pakistani, Algjeria, Afganistani dhe vende të tjera. 

Disa prej tyre nuk kanë mundur të identifikohen dhe policia është duke punuan në këtë çështje. Në mesin e emigrantëve ka 13 të moshës së mitur dhe pa prindër”, thuhet në komunikatën e MPB-së.

Në aksionin e MPBsë, janë arrestuar edhe gjashtë banorë të Llojanit, të moshës prej 31 deri 46 vjet, të cilët do të përgjigjen penalisht për kontrabandë me emigrantë.

* * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * *

Njësiti special i Maqedonisë dhe policia kanë rrethuar fshatin Llojan të komunës së Likovës në Kumanovë. Bëhet fjalë për aksion i cili ka të bëjë me arrestimin e personave të cilët janë të përfshirë me strehimin e emigrantëve.

Sipas informatave të para policia ka bastisur disa shtëpi, ndërsa ka arrestuar pesë persona. Deri tani janë kapur edhe 10 emigrantë mes të cilëve edhe një të mitur.

Ministria e punëve të brendshme e ka konfirmuar këtë ngjarje, ndërsa me detaje do të dalin më vonë.  Fshati Llojan kohëve të fundit njihet si vend ku jetojnë shumë emigrant nga shtetet e Lindjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button