Pas 40 viteve, në Qendër po ndërtohet çerdhe për fëmijë

Fëmijët nga komuna Qendër do të fitojnë një çerdhe të re dhe bashkëkohore. Në vendin e çerdhes së vjetër “Koço Racin”, ka filluar të ndërtohet çerdhe e re në 2.677 metra katror. Kapaciteti do të jetë për 180 fëmijë.

Kjo është çerdhja e parë e re që po ndërtohet pas 40 viteve në Qendër. Komuna qendër çerdhen e fundit e ndërtoi në vitin 1974.

Kuzhina dhe ushqimi do të jetë sipas standardit HASAP dhe do të ketë kapacitet për 500 porcione.

Ndërtimi i çerdhes së re, të cilën do ta ndërtojë Granit, do të kushtojë 112 milion denarë me mjete të buxhetit të Komunës Qendër ndërsa do të përfundojë verën e ardhshme.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button