Albin Kurti: Ja pse Ramushi para Thaçit

Albin Kurti në një intervistë për të përditshmen serbe NIN, ka folur edhe rreth asaj se pse ai ka pranuar që të bashkëpunoj me Ramush Haradinaj e jo me Hashim Thaçin:

Çka e bën për ju Ramush Haradinajn partner të pranueshëm, e Hashim Thaçin të papranueshëm për bisedime për formimin e qeverisë?

Qëkur kanë mbaruar zgjedhjet, qëndrimet dhe vendimet nuk i kemi marrur duke i krahasuar Haradinajn me Thaçin. Unë e ndaj me Haradinajn më shumë brengosjen e madhe që Thaçi është akoma kryeministër, sepse brengën që Haradinaj akoma nuk është bërë kryeministër. Nominimi i Haradinajt është zgjedhje e koalicionit LDK-AAK-Nisma, dhe unë e respektoj këtë. Mirëpo, kjo nuk është çështje e personalitetit politik. Thaçi është personalitet, por jo politik. Ai thotë: amerikanët e duan privatizimin – ua jep atë; evropianët e duan dialogun me Serbinë – ua jep edhe atyre atë.

Lajme të ngjashme

Back to top button