Shkup, festohet Kurban Bajrami (FOTO)

Besimtarë myslimanë vërshuan sot xhamitë e vendit për të falur namazin me rastin e festës së Kurban Bajramit. Falja qendrore  e organizuar nga Bashkësia Fetare Islame u bë në xhaminë “Mustafa Pasha” në Shkup. Vetë kreu i BFI-së Rexhepi shpalosi mesazhin për tolerancë ndër-fetare, respekt, solidaritet dhe bashkëjetesë.Namazi i Kurban Bajramit- Mustafa Pasha shkup (1)

“Sot është një ditë madhështore, është një ditë festive, ditë e sakrificës, ditë e solidarizimit, paqes, ditë kur duhet të aplikohet, praktikisht respekti dhe dashuria mes njerëzve e konkretisht mes myslimanëve. Prandaj të gjithë besimtarëve ua përcjell këtë mesazh nga kjo xhami e bekuar e Mustafa Pashës…Dhe njëkohësisht, ta lus Allahun fuqiplotë që ai me madhërinë e vet të gjithë besimtarëve mysliman të cilët kanë respektuar urdhrat e Allahut fuqiplotë në këtë ditë të bekuar me therjen e Kurbanit dhe faljen e namazit të bajramit,  Allahu inshallah kabull të gjithëve ua bën”, tha Sulejman Rexhepi, kryetar i BFI-së.
Namazi i Kurban Bajramit- Mustafa Pasha shkup (2) Namazi i Kurban Bajramit- Mustafa Pasha shkup (3)
Me manifestimin e Kurban Bajramin mbaron dhe Haxhi që është kushti i pestë i Islamit.Namazi i Kurban Bajramit- Mustafa Pasha shkup (4) Namazi i Kurban Bajramit- Mustafa Pasha shkup (5) Namazi i Kurban Bajramit- Mustafa Pasha shkup (6)
“Haxhilerët tanë që gjenden në vende të bekuara në vende të shenjta, konkretisht në Mekë, lusim Allahun fuqiplotë që haxhin e tyre ta bëjë kabull. Të jemi pjesëtarë të sevapeve dhe lutjeve të tyre që kanë bartur në vendet e bekuara”, u shpreh Sulejman Rexhepi, kryetar i BFI-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button