fbpx

Shkolla fillore “Faik Konica” me kushte katastrofale

Afro 200 nxënës të shkollës fillore “Faik Konica” të Odrit të Tearcës mësojnë në kushte katastrofale. Nxënësit e kësaj shkolle do bojkotojnë mësimin nëse deri të mërkurën nuk vendohen dyert që u mungojnë klasave, restaurohen dritaret e thyera dhe nuk vendosen banjo të reja, njofton Këshilli i prindërve të kësaj shkolle, shkruan Alsat-M.

“Shkolla ballafaqohet me mungesë dyersh, tualetet janë pa dyer por edhe klasat janë pa dyer, nxënësit mësojnë pa dyer, vendojnë diçka aty sa për ta kaluar kohën e mësimit. Prej vitit të kaluar i kërkojmë këto punë që të bëjnë ndryshime, por ndryshime nuk kanë bërë asgjë. Si këshill i prindërve, deri ditën e mërkurë pra, të mërkurën e tutje do e ndalojmë mësimin nëse nuk nderohen dyert e shkollës nëse nuk nderohen dritaret”, tha Nuhi Nuhiu, Anëtar i Këshillit të Prindërve.

Madje, në oborrin e shkollës gjendet edhe një grumbull i madh mbeturinash, të cilat jo vetëm që nuk pastrohen, por shpeshherë iu vihet flaka duke lëshuar erë të keqe duke rrezikuar shëndetin e fëmijëve. Drejtori i Shkollës Fillore “Faik Konica” në Dobrosht ka refuzuar që të përgjigjet për këtë gjendje alarmante.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close