Manat, të shëndetshme jo vetëm frutat por dhe gjethet

Gjethet e manave janë një ilaç natyral për të luftuar diabetin, tregojnë ekspertët.

Manat, fruta të përbëra nga sfera të imta kokrrizore, janë sa të ëmbla e të shijshme po aq edhe të shëndetshme.

Manat e bardhë ndihmojnë në uljen e kolesterolit të lartë në gjak, si dhe ndihmojnë në shirjen e shtresave dhjamore në organizëm.

Falë përbërësve të ndryshëm bimorë, këto fruta po ashtu ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nervore, luftojnë pagjumësinë dhe lehtësojnë artritin. Fibrat përbërëse të manave ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak, ndërsa ato përmbajnë edhe më pak sheqer krahasuar me frutat tjera.

Por, veç frutave nga kjo pemë janë të shfrytëzueshme edhe gjethet e tyre, të cilat janë një ilaç natyral kundër diabetit. Gjethet e manave, pasi t’i thani mirë, mund t’i përdorni në formë të çajit. /Mjeku.Net/

Lajme të ngjashme

Back to top button