Dy aksidente në dalje të tunelit të Krrabës, makina bie nga 20 m lartësi

Mëngjesin e sotëm, dy aksidente rrugore kanë ndodhur në dalje të tunelit të Krrabës, duke shkaktuar plagosjen e disa personave.   Sipas burimeve të policisë, aksidenti i parë ka ndodhur në vendin e quajtur “Lapidari”, ku një automjet ka dalë nga rruga, duke rënë nga 20 m lartësi.

Ndërkohë, në një distancë prej 100 metrash dy automjete të tjera, janë përplasur me njëri-tjetrin.

Ende nuk dihet numri i saktë i të plagosurve nga këto aksidente apo identiteti i tyre, ndërsa dyshohet të jenë 6 persona. Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave, në të cilat kanë ndodhur dy aksidentet. 

Lajme të ngjashme

Back to top button