Kapen sulmuesit e 24 vjeçarit nga Shkupi

Njësia e kriminalistikës ka dorëzuar pranë policisë dhe gjykatës personat F.C. (17), dhe S.K. (22), të dyshuar për kryerje të veprës penale, sulm dhe lëndim ndaj 24 vjeçarit nga Shkupi.

Gjykata për të dyshuarit shqiptojë masën e arrestit për 30 ditë. Bëhet fjalë për rastin që ndodhi në datën 20 shtatorë, ku personi i lënduar duke parkuar makinën e tij, ia ndërpreu rrugën një makinë tjetër e tipit BMË, nga e cila doli një person me shishe të alkoolit të cilën e theu dhe nga dritarja tentoi të sulmojë 24 vjeçarin.

Ai u mundua që të largohet por nga makina doli edhe një person tjetër me maskë në fytyrë dhe filloi ta godet në kokë 24 vjeçarin i cili përfundojë në spital për ndihmë mjekësore.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button