Spahiu: Urrejtja politike po mban peng Shqipërinë, bashkëpunoni

Në ditën e Kurban Bajramit, Kreshnik Spahiu ka thene se toleranca fetare duhet të shërbejë si shembull edhe për tolerancën politike në vend. Me anë të një mesazhi të qartë, kryetari i Aleancës Kuq e Zi, u bën apel partive politike të bashkëpunojnë për të mirën e vendit dhe popullit shqiptar. Sipas tij, politika duhet t’i kthejë sytë nga vështirësitë me të cilat po përballen shqiptarët.

“Aleanca Kuq e Zi përcjell një mesazh bashkëpunimi për të gjithë faktorët që punojnë për shtetin shqiptar.

Apel për tolerancë, jo vetëm fetare, por politike. Urrejtja politike po mban peng Shqipërinë.

Demokratë dhe socialistë bashkëpunoni për hir të Shqipërisë, për hir të popullit shqiptar. Shqipëria ka nevojë për opozitë, dhe shumica duhet të respektojë edhe pakicën”, u shpreh më tej ai. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button