E bezdis gruaja, ngjitet në pemën e kokosit 76 vjeçari nuk zbret për tre orë

Një plak malejzian, 76 vjeç, me sa duket është përzënë nga dhoma e tij e ndejës nga gruaja e tij shumë bezdisëse, 70 vjeçe, shkruan Metro.uk

Arsyeja ishte se ajo donte që ta pastronte shtëpinë.

Plaku është detyruar të largohet nga shtëpia. E kur doli jashtë, aty afër shtëpisë së tij, u ngjit në një pemë të kokosit 9 metra të lartë.

Tani gruaja e brengosur i është lutur për tri orë rresht burrit të saj që të zbres poshtë por në fund nuk ia arriti. U detyrua që të thërrasë zjarrfikësit lokal në ndihmë.

Me ndihmën e shkallëve plaku ka zbritur poshtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button