Viktima e sulmit me acid heq maskën pas 2 vitesh

Më shumë se dy vite më parë ishte viktimë e një sulmi me acid ndërmarrë nga bashkëshortja xheloze e një burri që kishte takuar vetëm një herë në një lokal nate në Perth, Australi.

Që prej asaj kohe, 28-vjeçarja Dana Vulin ka mbajtur maskë në fytyrën e saj. Sulmi i shkaktoi djegje të gradës së tretë në një të tretën e trupit.

Autorja e sulmit, Natalie Dimitrovska u dënua nga drejtësia australiane me 17 vite burgim.

Dana ndjehet e çliruar nga vendimi i drejtësisë, megjithatë shton se ky vendim nuk do t’i kthejë më jetën e mëparëshme.

“Për 2 vite e gjysmë isha pa fytyrë. Ndjeja se nuk kisha asgjë”, rrëfen ajo.

Rasti i 28-vjeçares tërhoqi vëmendjen e publikut dhe të shumtë ishin ata që u sensibilizuan për të. Gjatë kësaj kohe ajo i është nënshtruar një sërë operacionesh për të rindërtuar fytyrën, ndërsa në shenjë falenderimi për mbështetjen e publikut dhe kurajoje për të gjitha viktimat e këtyre sulmeve, Dana do të heqë në një transmetim televiziv maskën që mban prej dy vitesh.

Lajme të ngjashme

Back to top button