Testim ekstern edhe për studentët

Ministria e Arsimit nuk ju beson shumë fakulteteve se në mënyrë të duhur po i edukojnë studentët. Për këtë shkak planifikojnë ndryshime në Ligjin për arsim të lartë do të vendoset një vlerësim i jashtëm për njohuritë e studentëve me shembullin e testimit ekstern në shkollat fillore dhe të mesme.

Ndryshimet i paralajmëroi ministri i arsimit dhe shkencës Abdylaqim Ademi. Është parashikuar që të vendosen dy provime shtetërore në universitetet shtetërore dhe private për studentët në vitin e dytë dhe të katërt të studimeve.

Ky vendim pritet të hyjë në fuqi nga viti i ardhshëm akademik.

Lajme të ngjashme

Back to top button