Shasivari: Në Maqedoni duhet të ketë lista të hapura (VIDEO)

Ditëve të fundit është riaktualizuar sërish debati mbi nevojën që Maqedonia në vend që deputetët t’i zgjedhë me lista të mbyllura t’i zgjedh me sistemin proporcional zgjedhor të listave të hapura. Incidenti i fundit në Kuvend ka ngritur shumë pikëpyetje lidhur me cilësinë e përfaqësimit politik. Lidhur me përparësitë e listave të hapura i ftuar në intervistën e Inbox7 është profesori i Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, Jeton Shasivari.

Inbox7: Zoti Shasivari ju faleminderit që pranuat ftesën për të qenë pjesë e kësaj interviste. A mendoni se Maqedonia ka ambient demokratik që të instaloje modelin zgjedhor të listave të hapura? Do ta pranonin partitë politike një nismë të tillë?

Shasivari: Unë mendoj se atmosferë pozitive ekziston lidhur me inkorporimin e Listave të hapura në kuadër të modelit ekzistues zgjedhor proporcional, duke u nisur nga aspekti i interesit të zgjedhësve, pra të vetë trupit elektoral në Republikën e Maqedonisë. Dhe sipas mendimit tim më tepër është një çështje teknike se si të përmirësohet modeli ekzistues proporcional zgjedhor, pra nuk bëhet fjalë për ndonjë reformë substanciale e sistemit zgjedhor, për shkak se modeli proporcional nga viti 2002 e këndej në të gjitha zgjedhjet parlamentare është nikoqirëzuar kështu të themi, mirëpo listat e hapura janë një teknikë e cila mundëson shumë përparësi e para e punës ka të bëjë me personalizimin e votës së zgjedhësit, një element pozitiv që ekziston tek modeli zgjedhor të shumicës, përmes listës së hapur mundësohet që në kuadër të modelit proporcional zgjedhësi krahas votës për partinë e preferuar të ketë mundësi të votojë për kandidatin ose kandidatët e preferuar, gjë që nuk ka mundësi tani në modelin proporcional të listave të mbyllura…

Lajme të ngjashme

Back to top button