Planifikohen 800 vende të reja pune në Kërçovë

Gjithsej 800 vende pune planifikon të hapë kompania amerikane “Kej Sejfti Sistems” (KSS), reparti prodhues i së cilës që do të ndërtohet në zonën e lirë ekonomike në Kërçovë, duhet të jetë gati në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm. Ndërtimi do të fillojë këtë vit, ndërsa gjatë tremujorit të tretë të vitit 2015, fabrika do të jetë tërësisht funksionale.

“Përfaqësuesit e KSS-së janë këtu tërë javën, zgjedhin firmë e cila do ta ndërtojë objektin në zonën në Kërçovë. Siç kishin mundësi të shohin, ka përfunduar adaptimi i objektit ekzistues në të cilin do të fillohet me punë derisa ndërtohet objekti i ri në zonë. Pamë edhe deri ku janë aktivitetet për përfundimin e infrastrukturës”, dekalroi drejtori i Drejtorisë për ZTIZH-në Viktor Mizo në konferencën e sotme të përbashkët për shtyp.

Menaxherë, inxhinierë, kontrollorë të prodhimtarisë dhe cilësi, teknikë, janë vetëm disa nga drejtimet që do t’i duhen kompanisë. Të interesuarit mund të lajmërohen në konkurset për intervistë, të publikuara në ueb faqen www.macedonia.keysafety.com.

Lajme të ngjashme

Back to top button