Babë e bir luftojnë me vdekjen pasi konsuamuan kërpudha helmuese

Babë e bir nga Prilepi po luftojnë me vdekjen në Klinikën për Toksikologji pasi konsuamuan Kërpudha helmuese.

Në gjendje të rëndë ato janë pranuar në repartin për mjekim intensiv ndërsa sot gjendja e tyre është përkeqësuar.

Nëna i ka përgatitur kërpudhat por ajo vet nuk i ka provuar. Nuk dihet ende lloji i kërpudhës që kanë konsumuar.

Në Klinikën për toksikologji ndodhen edhe tre pacient që kanë përfunduar në spital para dy ditëve dhe që kanë konsumuar kërpudha, por nuk janë në rrezik për jetën.

Nga toksikologjia apelojnë që ata që nuk i njohin apo nuk janë të sigurt për llojin e kërpudhave, mos ti përgatisin vetë në shtëpi por të kërkojnë mendime profesionale.

Lajme të ngjashme

Back to top button