Garet: Është e mundur që Maqedonia ta humb rekomandimin për negociata

Ambasadori britanik, Charles Garret për Radio Evropën e Lirë ka deklaruar se ka rrezik që Maqedonia të humbë rekomandimin për të filluar negociatat nëse vendi nuk do të përmirësojë rekomandimet e dhëna nga zyrtarët e Bashkimit Evropian.

Ai shpjegoi se disa vende në Evropë besojnë se Maqedonia i plotëson kriteret e Kopenhagës, dhe derisa zgjatë një debat të tillë është i mundur bllokimi i rrugës evropiane të vendit.

Sipas ambasadorit britanik, një nga pikat kritike është dialogu politik, i cili duhet të përparojë urgjentisht.

Edhe për VMRO-DPMNE-në dhe LSDM-në është shumë e rëndësishme për të zgjidhur situatën sa më shpejt të jetë e mundur. Sa më shpejt duhet të ketë një parlament plotësisht funksional në Maqedoni. Duhet ecur përpara për të parandaluar dëme që mund të rezultojnë nga një periudhë e gjatë e bllokimit politik”, thotë Garret.

Lajme të ngjashme

Back to top button