“Në Beograd nuk ndahen tifozët shqiptarë”

Pas lajmeve të fundit lidhur me pjesëmarrjen ose jo të tifozëve shqiptarë në ndeshjen Serbi – Shqipëri më 14.10.2014, përfaqësuesit e Tifozave Kuqezi dhe Plisat, pas një takimi të përbashkët, dolën me një deklaratë.
Deklaratën e përbashkët të të dy tifozerive mund ta lexoni në vijim:

“Pas përpjekjeve të shumta të Federatës serbe të futbollit për shmangien e udhëtimit të tifozëve shqiptarë në Beograd, sot erdhi edhe një kusht që përveçse është absurd, tall tifozerinë dhe federatën shqiptare të futbollit.

Kushti i vënë nga autoritetet serbe për shitjen e biletave vetëm dhe ekskluzivisht për personat që janë të pajisur me pasaportë shqiptare është përçarës, fyes dhe i papranueshëm për ne.

Qëndrimi jonë i përbashkët është që Federata Shqiptare e Futbollit të mos pranoj kushtet e federatës serbe që bëjnë diskriminimin e tifozëve shqiptarë në bazë të nënshtetësisë, përndryshe vet FSHF-ja po vihet me ose pa qëllim në krah të këtyre kushteve raciste.

Andaj, i bëjmë me dije FSHF-së se në Beograd tifozët shqiptarë nuk ndahen, ne do të udhëtojmë ose të gjithë bashkë, ose asnjë!

Për fund, ju bëjmë me dije se organizimi jonë për ndeshjen e 14 tetorit veçse është në pikun e tij dhe se nuk do të ndalemi së kërkuari të drejtën e pamohueshme që të jemi në krah të Kombëtares tonë”. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button