Kush dhe pse donte ta vrasë Gligorovin?

Lidhja e Beogradit me atentatin mbeti e paqartë. Teksti është shkruar nga NOVA në bazë të supozimeve që dalin nga bisedat me një zyrtar të lartë të asaj kohe nën udhëheqjen e kryeministrit Gjingjiq. A do ta vërtetojë hipotezën hapja e dosjes në Beograd?

Njëra nga hipotezat për atentatin e Gligorovit fshihet pas bisedave të fshehta që ka pasur në atë kohë Gligorov me gjeneralin e JNA-së në vitin 1991 para largimit të tyre nga territori i Maqedonisë dhe më pas takimi tet-a-tet i Gligorovit që e ka pasur me Millosheviqin në Beograd, vetëm një ditë para atentatit.

Në shtator të vitit 1995 zyrtarizohet paralajmërimi se Maqedonia do të nënshkruaj Partneritet për paqe me NATO-n dhe Marrëveshje për bashkëpunim dhe tregti me Bashkimin Evropian me çka u hapën dyert e procesit euroatlantik. Maqedonia u drejtua kah Brukseli dhe Uashingtoni. Ky ndryshim gjeopolitik i jugut të Ballkanit e shqetësoi Beogradin i cili është ndier, sipas supozimeve, i tradhtuar nga Gligorovi. Millosheviqi ka ftuar Gligorovin në takim për të kuptuar nëse lajmi për orientimin euroatlantik është i vërtet. E fton ën Beograd. Takimi ishte shumë i shkurtë dhe nuk ka asnjë informacion se çka në të vërtetë është biseduar. Përsëri në kontekst të hipotezave, Gligorov ia vërteton Millosheviqit rrugën drejt Evropës dhe atëherë Millosheviq vendos ta aktivizojë planin e tij veç më të përpunuar për atentat. Pas rënies së Millosheviqit, njerëz të afërt me Gligorovin tentojnë që të marrin informacione për ta vërtetuar këtë hipotezë por për fat të keq, shërbimet në Beograd siç është e njohur Koshtunica, president i atëhershëm i Serbisë ka lejuar që t’ju vazhdohet mandati shumë personave që punonin në shërbimin e kundërzbulimit dhe që ishin të afërt me Millosheviqin.

Maqedonia asnjëherë nuk u nis të hetojë këtë gjurmë. Ata hetuan një lidhje të Bratislavës dhe Sofjes por asnjëherë nuk gjurmuan në lidhjen e Beogradit.

Lajme të ngjashme

Back to top button