Haxhinjët arrijtën nga Muzdelife në Meke

Sot grupe të mëdha të haxhinjëve vazhdimisht u lëshuan nga Muzdelifa për në Qabën e shenjët duke arritur në orët e para të mengjesit të ditës së shtune. Ata finalizuan disa prej obligimeve kyce të haxhit për tu liruar nga veshja e quajtur Ihram.

Sot dhe ditët në vijim haxhinjët gjuajn guret në vendin e quajtur Minna duke simbolizuar gjuajtjen e shejtanit të mallkuar. Prej aty ata prejn floket dhe grupe grupe të mëdha dhe pa nderpre hynin për të bërë tavafin. Pritet të arrijnë vazhdimisht të gjithë dhe pandërprerë gjatë orëve të paraditës dhe të mesdites ta kryejn edhe tavafin me crast ata lirohen nga ihrami.

Prej madheshtise së kësaj dite është prerja e kurbanave, mishi i të cilit shpërndahet nëpër të gjitha pjesët e shoqërisë duke u fokusuar në të varfërit dhe të afermit.

Kan mbetur edhe pak kohë dhe të gjitha obligimet e haxhinjeve të jenë të përmbushura duke lutur Allahun kështu që të jenë të falur dhe të sjellin në vendet e tyre dritën qe kan marrur nga vendet e shenjëta./mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button