Facebook ndryshon rregullat, vazhdojnë eksperimentet

Pas polemikave se ‘prova emocionale’ shpërtheu këtë verë, Facebook ndryshon rregullat për kërkimin dhe eksperimente shkencore të brendshme.

“Ne duam të bëjmë atë në një mënyrë më të përgjegjshme”,- tha Mike Schroepfer, shefi i Teknologjisë së platformës.
Rregullimet e reja sigurojnë udhëzime më të sakta, të caktuara nga menaxheri i kompanisë për studiuesit dhe gjithashtu një fazë të trajnimit për këtë të fundit.

Testi për të cilën rrjeti social është sulmuar këtë verë për një javë është bërë prej 11 deri 18 janar 2012.

Facebook dhe ekipi i tij i shkencëtarëve kanë përdorur algoritme të platformës për të ndryshuar përmbajtjen e disa posteve të 700 mijë përdoruesve dhe studiuan ndikimin në emocioneve të tyre. Ata donin për të treguar se “ngjitja emocionale” bëhet edhe në mënyrë virtuale. Pas zbulimit dhe protestës nga përdoruesit është paraqitur një ankesë me autoritetet e Shteteve të Bashkuara për shkelje të rregullave, që mbrojnë privatësinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button