Ljubço Georgievski, nga kritikues i pushtetit, në investitor të barokut

Ish-kryeministri dhe kryetar i VMRO-Popullores Ljubço Georgievski është investitori kryesor i hotelit të ri baro i planifikuar për t’u ndërtuar poshtë Kalasë.

Kështu raporton Tv Alsat-M, i cili ka bërë një hulumtim lidhur me kompaninë “GM Invest Grup”.

Kompania në fjalë fitoi të martën në ankand truallin atraktiv me ofertë prej 44 euro m2.

Sipas dokumenteve të Regjistrit Qendror, kompania blerëse “GM Invest Grup”, nga Strumica është në pronësi të plotë të një kompanie tjetër nga Strumica “AMG EDILHA”.

Nga ana tjetër, kjo kompani është e themeluar dhe në pronësi të një banori nga fshati Sekirnik të Bosilevës, por që ka një partner – kompaninë “VIP Proekt” nga Shkupi.

Kompania nga kryeqyteti zotëron 2/3-at e depozitës së EDILHA-s, si dhe në faqen e saj të internetit thuhet se kompania nga Strumica është kompani simotër.

Pronar i “VIP Proekt” është personi fizik Ljubço Georgievski, numri amë i të cilit korrespondon me ditën, muajin, vitin dhe vendin e lindjes së ish-kryeministrit.

Lajme të ngjashme

Back to top button