fbpx

Falet namazi i Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, mesazhe për paqe

Në Xhaminë e Madhe në Prishtinë heret në mëngjes ka filluar ceremonia e hapjes së Festës së Bajramit të Vogël me faljen e namazit tëi Kurban Bajramit, ku është bërë thirrje për paqe, dashuri, harmoni e solidaritet mes njerëzve në tërë botën.

Drejtuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), kanë bërë thirrje për paqe mes njerëzve në botë, pasi që sipas tyre, sot më shumë se kurrë bota ka nevojë për paqe, dashuri, solidaritet e harmoni mes vete.

Sipas sekretarit të Përgjithshëm i BIK-ut, Resul Rexhepi, sot përveç prerjes së kurbanit, qytetarët kanë rastin t’i ndihmojnë edhe të varfërve, edhe skamnorëve, edhe jetimëve sepse kjo do të ofroj njerëzit mes vete.

“Sot në këtë ditë gëzimi të gjithë besimtarët që në zemrat dhe shpirtin e tyre shndrit besimi i sinqertë, besim i cili motivon dhe fuqizon veprat tona, të jemi me solidar mes vete, të jemi më human, më mëshirues dhe me tolerant. T’i lëmë urrejtjet dhe armiqësitë, të motivohemi për buzëqeshje dhe përqafime vëllazërore. Çdo festë e jona e ka porosinë e vet, e porosia më e madhe e Kurban Bajramit qëndron fuqishëm mbi parimin e dashurisë, bujarisë, solidaritetit, barazisë dhe sakrificës”, ka theksuar ai.

Rexhepi tutje ka shtuar se në këtë ditë feste kërkohet t’i harrojnë urrejtjet e mospajtimet, t’i bashkojnë zemrat dhe ta shtrijnë dorën e pajtimit.

Ndryshe, miliona myslimanë në mbarë botën sot festojnë festën e Kurban Bajramit. Namazi kryesor i Kurban Bajramit është falur në Xhaminë ‘Sulltan Mehmet Fatih’, e cila njihet si Xhamia e Madhe, nën organizimin e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Xhemati për Kurban Bajram ne Xhamine e Madhe
Xhemati për Kurban Bajram ne Xhamine e Madhe
Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close