Italia gjen zgjidhje për krizën, ul rrogat e berberëve të deputetëve

Berberëve të parlamentit italian do t’u ulet rroga në 99 mijë euro në vit, si pjesë e masave për kursim në shpenzimet e administratës shtetërore. Vitin e kaluar bëri bujë lajmi se berberët që kujdeseshin për flokët dhe mjekrat e deputetëve fitonin deri në 136 mijë euro në vit, në varësi të orëve të punës.

Por sipas planit të aprovuar nga të dy dhomat e parlamentit atyre do t’u hiqen rreth 37 mijë euro nga rroga vjetore. Masat e kursimit nuk kanë kapur vetëm berberët. Shefit të kabinetit të dhomës së deputetëve do t’i ulet rroga nga 480 mijë në 360 mijë euro në vit, sekretareve do t’u ulet rroga nga 358 mijë në 240 mijë euro në vit, ndrsa teknikëve nga 152 mijë në 106 mijë.

Plani do të ndahet në faza për katër vjet, për t’i dhënë kohë personave të prekur që ta përballojnë. Por reforma nuk ka pasur ndonjë efekt qetësues në popullsinë italiane, e cila mendon se edhe këto shifra janë të tepruara. Në rrjetet sociale ka nisur edhe batutat se një rrogë e tillë për berberët është e papranueshme pasi 80% e deputetëve nuk kanë flokë fare.

Lajme të ngjashme

Back to top button