Presion mbi 5 vende të BE-së për njohjen e Kosovës

Gazeta serbe Novosti shkruan se pesë vendet të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës së shpejti do të përballen me presionin e Brukselit për ndryshimin e vendimit të tyre.

Eurokomisioneri i ri Johannes Hahn ka thënë se do ta diskutojë këtë çështje personalisht me shefen për politikë të jashtme Frederika Mogerini. Ai ka thënë se pret ndryshim të qëndrimit të këtyre pesë vendeve anëtare të Bashkimit Europian për njohjen e Kosovës.

“Në çështjen e Kosovës, shihet më së miri, mungesa e unitetit te vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, prandaj Brukseli në vijim do të mundohet që të bëjë diçka për këtë problem. Megjithatë, vështirë është të mendohet se do të mund të ndryshohet diçka seriozisht, duke ditur qëndrimet e ngurta të Qipros, Rumanisë, Spanjës, Greqisë dhe Sllovakisë.” është shprehur Komisioneri Johannes Hahn.

Lajme të ngjashme

Back to top button