FC Shkupi u shpërndau dhurata fëmijëve për Bajram (Video)

Me rastin e festës së Kurban Bajramit në parkun e Çairit me iniciativë të Komunës së Çairit, në bashkëpunim me shoqatën për Rini Kurajë dhe Sukses (Youth Encouragement and Success) dhe klubet sportive si Klubi futbollistik Shkupi dhe klubi hendbollistik i femrave Çair, ishin përgatitur dhuratat për një grup të fëmijëve të shkollave fillore që gravitojnë në këtë komunë.

Drejtori sportiv i FC Shkupi Visar Ganiu ka potencuar se klubi i tyre do të mbështes fuqishëm aktivitete të këtilla që janë me karakter humanitar.

Ndërsa trajneri Zekerija Ramadani mes tjerash kishte thënë se nëse nuk mundemi në aspekt financiar, në atë moral gjithmonë do të jemi afër tyre, mendoj se këta fëmijë kanë nevojë për shumë gjëra, por së paku ti përgëdhelim sinqerisht dhe tju japim një përqafim nga zemra.

Edhe tifo grupi “Shvercerat” ishin në këtë aktivitet me karakter humanitar, ku shpërndan dhurata për këtë kategori të fëmijëve.

Në fund të gjithë fëmijët u ndanë të gëzuar nga dhuratat që morën, duke u ndalur dhe biseduar me sportistët e klubeve të cilët në shumë raste i shikojnë vetëm përmes tribunave të stadiumeve dhe sallave sportive. / Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button