Ferrari, largohet Alonso, në vend të tij Vettel

Scuderia italiane Ferrari dhe piloti i pare i saj Fernando Alonso kane prishur dy vjet përpara skandencës kontratën qe i lidhte ata deri ne vitin 2015.

Tashme pritet vetëm zyrtarizmi i cili me shume gjasa mund te arrije ne fund te sezonit aktual.
Pas pese vitesh bashkëpunim gjate te cilave kampioni spanjoll i është afruar dy here titullit, 2010 dhe 2012, duket se ne rend te ditës kane dale mosmarrëveshjet. Alonso kishte kërkuar një rishikim te kontratës duke parashikuar një përmirësim te saj ne terma ekonomike. Veç këtyre ai kish kërkuar edhe një seri garancish dhe “lirie”, ne brendësi te skuadrës, si psh mundësia e zgjedhjes se teknikut te makinës. Nga ana e tij ekipi drejtues aktual i Ferrarit, pas largimit te Stefano Domenicali-t, apo edhe te Montezemolo-s, duket se nuk kish me asnjë dëshirë për te ndërmarrë ndonjë hap për te mbajtur ne ekip kamponin spanjoll, qe ne këndvështrimin e tyre ishte shume kritik.
Tashme ne vend te tij tek kokëkuqja e famshme italiane vjen një tjetër kampion, gjermani Sebastian Vettel, i cili ka mbi supe katër tituj kampion, ndërkohë qe për Alonson me shume gjasa parashikohet një rikthim te McLaren e cila vitin qe vjen do te motorizohet nga Honda, por nuk përjashtohet edhe një këmbim vendesh tek RedBull.

Lajme të ngjashme

Back to top button