Vëllai i George Bushit, kandidat për president i SHBA-së?

 

Ish-presidenti amerikan George W. Bush ka thënë se ekziston mundësia që vëllai i tij, Jeb, ish guvernator i Floridës, të kandidoj për president të SHBA-së, për të cilën gjë ai e ka inkurajuar.
“Unë mendoj se Jeb dëshiron të jetë president”, tha George Bush gjatë një interviste për “Fox News”, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me planet politike të vëllait të tij, transmeton Telegrafi.

Bush tha se të mërkurën ka biseduar me vëllanë e tij dhe e inkurajoi atë që të dalë, por Jeb ende nuk e ka marrë një vendim përfundimtar.

Pjesa më e madhe e anëtarësisë së Partisë Republikane ka inkurajuar Jeb Bushin që të hyjë në garën presidenciale të vitit 2016, por ende nuk dihet nëse ai do të pranoj edhe një sfidë politike, shtatë vjet pas mandatit të tij si guvernator i Floridës.

Lajme të ngjashme

Back to top button