Tonik me livando dhe trëndafil për lëkurë të ndritshme dhe të pastër

 

Një tonik i përgatitur në shtëpi do të jetë miku yt i bukurisë natyrore, për t’i thënë lamtumirë të gjitha llojeve të kimikateve. Tonik vërtetë natyral dhe aromatik, që do ta bëjë lëkurën tuaj të shkëlqejë!

Mjaftojnë vetëm pak përbërës për këtë tonik të butë, të përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, të përsosur për çdo ditë: vaj esencial livando, vaj esencial trëndafili dhe ujë i distiluar.

Merrni një shishe 100 ml dhe vendosni brenda saj gjithë sasinë e ujit të distiluar, më pas shtoni vajrat esenciale, duke mbajtur parasysh se janë të nevojshme rreth 10 pika prej secilit vaj esencial.

Pastrojeni fytyrën çdo mbrëmje dhe mëngjes.

Mund të provoni dhe vajra të tjerë; mos harroni se me një shishe vaj esencial, mund të bëni shumë litra tonik! /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button