Çokollatë me vlerën e frutave

Shkencëtarët kanë shpikur çokollatën pa yndyrë. Edhe pse ka dëshmi që çokollata është shumë e mirë për ju, fakti mbetet që është e mbushur me yndyra dhe sheqer që ju shëndoshin.

Lajme të shkëlqyeshme për adhuruesit e çokollatës! Shkencëtarët kanë shpikur çokollatën pa yndyrë. Edhe pse ka dëshmi që çokollata është shumë e mirë për ju, fakti mbetet që është e mbushur me yndyrë dhe sheqer që ju trashin, tani shkencëtarët kanë zhvilluar një version më të shëndetshëm të çokollatës, duke përdorur lëng frutash.

Risia u prezantua në takimin e 245 kombëtar të Shoqërisë Kimike Amerikane prej krijuesit të saj, Stefan A. F. Bon, nga Universiteti i Varvikut.

Krijohet çokollata që bën mirë si frutat

Është e errët, ndihmon të sëmurët me zemër, përmirëson qarkullimin e gjakut. Mund të jetë e dobishme për të zvogëluar masën trupore. Gjithsesi nuk e kemi menduar ndonjëherë se çokollata mund të bëjë mirë si frutat.

Por gjërat me kalimin e kohës mund të ndryshojnë. Në fakt sapo është krijuar një çokollatë pa yndyrë, që mesa duket ka të njëjtat efekte pozitive në organizëm siç i ka molla, mandarina dhe dardha. Receta e re sapo është prezantuar në takimin e 245 kombëtar të Shoqërisë Kimike Amerikane prej krijuesit të saj Stefan A. F. Bon, Universiteti i Varvikut. Sipas kësaj formule të re, çokollatës i janë ulur me 50 për qind yndyrat në krahasim me ato që përmban një çokollatë tradicionale, si dhe është shtuar lëng frutash dhe vitaminë C.

Produkti ka formën e mikroflluskave të shijshme që ndihmon për ta mbajtur çokollatën të butë dhe të dendur, gati për t’u shkrirë në gojë. E gjitha kjo falë një përqasjeje kimike që lejon të mbahen po të njëjtat karakteristika të shijshme të çokollatës, por pa kalori të tepërta dhe vetëm me përbërjet e mirë të frutave. Yndyrat zëvendësohen me pjesë shumë të vogla të frutave me bazë ujore ose, përndryshe, me kola distike, e aftë për të zvogëluar edhe përmbajtjen e përgjithshme të frutave. Kjo teknikë funksionon me të gjitha llojet e çokollatës, qoftë kjo e zezë, e bardhë apo me qumësht.

Çokollata e mbushur me fruta mund të realizohet në variacione të ndryshme: me mollë, me portokall dhe boronicë. “Kjo formulë i jep një shije të veçantë kësaj recete dhe e bën produktin të shijshëm si çokollatat tradicionale”, thotë Bon.

Studime të shumta në të kaluarën kanë zbuluar fuqinë e dobishme të kakaos. Hulumtimi i fundit në këtë fushë tregon se ajo mund të jetë e dobishme për të reduktuar masën trupore apo mbipeshën. Një kërkim i Universitetit të Kalifornisë, i kryer në një kampion prej 1018 njerëz, zbuloi se ata që kishin konsumuar sasi të vogla të çokollatës, pesë herë në javë, ishin më të paktë se ata që e kishin konsumuar atë herë pas here.

E gjitha kjo e pavarur nga cilësia e ngrënies së çokollatës dhe aktiviteti i rregullt fizik i secilit. Disa përbërës që ndodhen në çokollatë kanë antioksidantë: në veçanti është një substancë e quajtur epicatechin, e cila gjendet kryesisht në çokollatën e errët, ka fuqinë për të rritur masën e muskujve dhe për të reduktuar yndyrën. Ndër të tjera, çokollata e errët përmban më pak sheqer dhe është e pasur me flavonoide, antioksidantë të fuqishëm. Por ky nuk është studimi i vetëm që tregon efektin pozitiv të kakaos në organizmin tonë.

Sipas një hulumtimi të prezantuar në Kongresin e fundit Europian të Kardiologjisë në vitin 2011, kjo çokollatë ul presionin e gjakut dhe zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Ndërkaq, përmirëson kolesterolin dhe rregullimin e insulinës, por gjithashtu zvogëlon edhe masën trupore. Theksohet se efektet pozitive të çokollatës në masën trupore nuk janë të lidhura me sasinë e konsumuar, por nga shpejtësia që konsumohet, e cila duhet të jetë e rregullt dhe e shpeshtë. Por gjithsesi jo të gjithë ekspertët pajtohen me rezultatet e këtyre studimeve. Në pritje të qartësimeve më të mëdha, ajo që ia vlen të rekomandohet është një këshillë e vetme: moderniteti. Me përjashtim të rastit kur zgjidhni çokollatën “që bën mirë si frutat”.

Lajme të ngjashme

Back to top button