Serbia bllokon Plisat dhe Shvercerat!

Një ditë më parë, Federata Serbe e Futbollit ka pranuar kërkesën e Federatës Shqiptare të Futbollit për pjesëmarrjen e tifozëve shqiptarë në ndeshjen Serbi-Shqipëri, më 14 tetor në Beograd. Dhe pas këtij lajmi pozitiv në pamje të parë, ka një prapaskenë me një shije të hidhur për tifozerinë shqiptare.

“Federata Serbe do të pranojë me kushte tifozët shqiptarë. Ata kërkojnë që të gjithë tifozët që do të futen në stadium të kenë pasaportë shqiptare. Nuk e di nëse mund të kundërshtohen këto kushte”, tha presidenti i FSHF-së.

Një kush i panegociueshëm nga ana e palës serbe e cila shumë shpejt do të sjellë pranë Federatës Shqiptare të Futbollit rreth 5% të biletave që janë në dispozicion për ndeshjen në Beograd, që do të thotë rreth 1200 apo 1300 bileta, por këto do të jenë vetëm për shqiptarët që janë të pajisur me pasaportë shqiptare, raporton Top Channel.

“Biletat do të jenë vetëm për ata që kanë pasaportë shqiptare”, tha Duka.

“Plisat” dhe “Shvercerat” ishin zotuar se do të shkonin për ta përkrahur ekipin kuq e zi edhe në sfidën e vështirë të 14 tetorit në kryeqytetin serb, mirëpo një gjë të tillë duket se do ta kenë të pamundur për shkak të një kushti të vendosur nga federata serbe.

Lajme të ngjashme

Back to top button