Kush e ‘han’ Kozmosin?

Duke studiuar strukturën e universit me analizat e dritës nga galaktikat e largëta, astrofizikanët (përfshirë ata të cilët punojnë për NASA), kanë vënë re se disa grupe të largëta të galaktikave formojnë rrymë kozmike ose diçka si lum kozmik, që me shpejtësinë prej tre milionë kilometrave në orë shkon drejt fundit të universit të njohur,  shkruan Telegrafi.

Këtë dukuri ata po e quajnë “rrjedha e errët”.

David Glenn për Daily Mail thotë se “jashtë universit ka diçka të madhe që tërheq ato galaktika”.

“Nga gjithë ajo që dimë, kjo duhet të jetë aq e madhe, më e madhe se gjithçka tjetër që kanë vërejtur shkencëtarët në gjithësinë e njohur. Ajo duhet të jetë e madhe, sa që mundet me ‘thithë’ grupe të tëra galaktikash”, thotë kozmologu Glenn.

Megjithatë, shkencëtarët pranojnë se njerëzimi nuk ka ende teknologjinë për të ditur për strukturat përtej hapësirës së dukshme, që kanë një diametër prej 93 miliardë vitesh drite.

Një tjetër hipotezë është se galaktika edhe nga hapësira jonë “thithet” nga galaktika fqinje, përmes një lloj lidhjeje mes dy universeve. Por, se për çfarë saktë është fjala, kjo mund të merret vesh mbase pas shumë e shumë vitesh.

Lajme të ngjashme

Back to top button