“Jam e mitur, do kryesh marrëdhënie me mua?”, 7 nga 10 burra i thonë “Po”

Vijonjnë skandalet e marrëdhënieve seksuale me të mitur. Pas atij në Shqipëri, ku kreu i shoqatës së jetimëve, Maksim Liço i kërkoi favore seksuale një jetimi 16-vjeçar, skandali i radhës vjen nga Italia.

Emisioni investigues “Le Iene” vendosi një lajmërim në internet, për të parë nëse meshkujt ishin të gatshëm të kryenin marrëdhënie seksuale me pagesë me një vajzë 16-vjeçare.

Vajza e infiltruar, e quajtur Titta takoi 10 burra, me një telekamera të fshehur, të cilët u shprehën të interesuan për marrëdhënie seksuale me të. Tre prej tyre refuzuan të bënin seks me vajzën kur mësuan se ishte e mitur, ndërsa shtatë të tjerë nuk shprehën asnjë shqetësim për këtë fakt. Madje disa prej tyre kishin edhe kërkesa të veçanta, si lojëra erotike apo raporte pa përdorur masa mbrojtëse.

“Mosha jote është gjëja e fundit që më shkon ndër mend”- u shpreh njëri nga “klientët”.

Ky është skandali i dytë, brenda pak kohe, i bërë publik në Itali, pas atij të prostitutave të mitura, që u zbulua pak kohë më parë në Itali./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button